Drejtori i Policisë së Tiranës në vendin e vrasjes së dyfishtë: Krimi ndodhi në prani të fëmijëve të një prej viktimave

Aktualitet
Drejtori i Policisë së Tiranës në vendin e vrasjes së

TIRANË

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi ka qenë vetë në vendin e ngjarjes në zonën e “Astirit” ku dy motra u vranë me armë zjarri nga 59-vjeçari Përparim Ademi, shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jaupi tha për mediat se autori është bashkëjetuesi i një prej motrave. Sipas tij, 59-vjeçari ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik.

“Pas krimit e ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar më këmbë pas pallatit nëpër lagje. Janë organizuar forcat e policisë në pika të ndryshme të qytetit, të cilave iu është dhënë fotoja e autorit. Janë lajmëruar policitë e rretheve. Grupi hetimor vazhdon me dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në drejtimin e prokurorisë grupi hetimor po mbledh të gjitha provat. Do të merren dhe dëshmitë nga dëshmitarët”, deklaroi Jaupi.

Sipas kreut të policisë të kryeqytetit, autori ka pasur mbiemrin Tela deri disa vite më parë kur e ka ndërruar në Ademi. Jaupi tha se krimi i dyfishtë ndodhi në prani të fëmijëve të një prej viktimave dhe se motiv ka qenë vijimi i bashkëjetesës.

“Përparim Ademi, e ka ndërruar para disa viteve pasi më parë ka pasur emrin Përparim Tela. Mendoj që vazhdimi i bashkëjetesës ka qenë motivi i konfliktit.

Kanë qenë dhe dy fëmijët e viktimës në vendin e ngjarjes”, deklaroi Jaupi.

ME TE LEXUARAT