Detaje të reja nga vrasja e dy motrave në Astir, kush është 59-vjeçari që qëlloi me breshëri automatiku ndaj tyre
Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Astir, ku kanë mbetur të vdekura dy motra. Burime bëjnë me dije se autori i ngjarjes është një shtetas maqedonas i identifikuar si Përparim Tela 59-vjeç, i cili kishte lidhje me njërën prej grave të vrara me të cilën bashkëjetonte prej disa kohësh.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është bërë refuzimi i njërës prej viktimave për të vazhduar lidhjen me autorin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës: Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.