Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Brazili në alarm, regjistrohen dy raste pozitive të variantit të ri të koronavirusit

Varianti i ri i koronavirusit mbërrin në Brazil. Në laborator në këtë vend njoftoi të enjten se kishte identifikuar dy raste të prekura nga mutacioni i ri i COVID-19 që u përhap fillimisht në Britaninë e Madhe.

“Lloji i ri i virusit ka mbërritur në Brazil”, tha studiuesi Ester Sabino i institutit.

Deri më tani mes vendeve që kanë njoftuar raste të variantit të ri të COVID-19 janë Australia, Italia dhe Hollanda.

“Duke pasur parasysh transmetueshmërinë e lartë, zbulimi i këtyre dy rasteve përforcon rëndësinë e karantinës dhe mbajtjen e izolimit për 10 ditë, veçanërisht për ata që mbërrijnë ose sapo kanë ardhur nga Evropa”, tha Sabino.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet