Një aksident ka ndodhur pranë kryqëzimit të Blinishtit në superstradën Lezhë-Shkodër.
Mësohet se janë përplasur tre automjete dhe janë plagosur 2 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës.
Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën dhe po trajtohet në spital.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.