Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ademi i vrau motrat në sy të fëmijëve, u largua në këmbë, shefi i policisë flet nga vendngjarja

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje për krimin që tronditi Tiranën mëngjesin e 31 dhjetorit ne zonen e Unazës së re.

Nga vendi i ngjarjes, Jaupi tha për mediat se Përparim Ademi i ka vrarë motrat me automatik dhe më pas është larguar në këmbë.

Sipas shefit të policisë, gjithçka ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të njërës prej motrave.

“Sapo shkuam në vendin e ngjarjes, konstatuam që kemi dy viktima. Autori ka gjuajtur disa herë me armë zjarri automatik.

Pasi kreu vrasjen, e la automatikun në banesë dhe është larguar në këmbë mbrapa pallatit me ecje të shpejtë.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe dy fëmijët e viktimës. Ende nuk i kemi të saktësuara moshën e saktë, por në dukje janë të mitur, midis 16-18 vjeç.”

Arratia e Përparim Ademit nuk zgjati shumë. Ai i qëlloi për vdekje motrat sepse njëra prej tyre refuzonte bashkëjetesën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet