Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbuloni me cilën shenjë të Horoskopit përputheni për një lidhje dashurie në vitin 2021

2020 na inkurajoi që të çonim marrëdhëniet tona në nivelin tjetër, me disa prej nesh madje vendosën për martesë dhe të tjerët madje u shkëputën. Sidoqoftë këtë vit, yjet do të na nxisin të jemi shumë më të kujdesshëm me zemrat tona dhe t’i mendojmë gjërat me përpikmëri para se të marrim ndonjë vendim. Horoskopi i dashurisë i Susan Taylor 2021 zbulon se si aspekte të caktuara të rëndësishme planetare do të shohin shumë shenja të zodiakut të ndara midis romancës dhe ruajtjes së lirisë së tyre personale. Viti është vendosur të jetë një udhëtim me rrota, kështu që shkoni përpara duke lexuar parashikimet tuaja thelbësore.

Neptuni tek Peshqit na nxit të përqendrohemi në anën e mirë të marrëdhënies sonë dhe të vëzhgojmë cilësitë e partnerit. Sidoqoftë, Urani vazhdimisht do të mbjellë fara dyshimi dhe do të na bëjë të ngurojmë. Nën ndikimin e Saturnit disa çifte do ta kalojnë këtë provë dhe të tjerët do të ndahen, por në përgjithësi, ne do të jemi më të kujdesshëm se vitin e kaluar.

Mërkuri ndonjëherë do të na bëjë nervozë dhe Venusi do të na çojë në parajsën e kënaqësive. Jupiteri në Ujor do të na shtyjë të punojmë në komunikimin në marrëdhëniet dhe miqësitë tona. Nga mesi i majit deri në fund të korrikut, Jupiteri tek Peshqit do të shtojë më shumë romancë, butësi dhe pasion.

Astrologia Susan Taylor zbulon gjithçka që duhet të dini, nga shanset në përqindje që do të kenë ata që janë single (beqar), si do t’i kenë marrëdhëniet ata që janë në çift dhe përputhshmëria, se cilat janë kombinimet më të mira mes shenjave për të krijuar një lidhje dashurie.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet