Video prekëse/ Qeni jep jetën për të shpëtuar 10-vjeçarin duke u përballur me ujkun 

Bota
Video prekëse/ Qeni jep jetën për të shpëtuar

Ky është momenti kur një qenushe trime Jack Russell dha jetën për të shpëtuar pronarin e saj 10-vjeçar nga sulmi i një ujku.

Fëmija me emrin Yemelyan po luante me vëllezërit e motrat e tij në Republikën veriore të Rusisë Komi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Video tregon djalin duke u fshehur në një grumbull dëbore pa e ditur se një ujk ishte shfaqur nga pylli aty pranë. Jack Russell Jessie dalloi rrezikun për Yemelyan dhe vrapoi si një plumb për të sfiduar ujkun e madh.

Një video e siguruar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë ngjitur tregon se qeni vrapon si shigjetë nëpër borë për të shpëtuar djalin e vogël. Në këto pamje dëgjohen edhe të bërtiturat e qenit ndërkohë që luftonte me ujkun. Djali u largua me vrap drejt shtëpisë dhe i tregoi për ngjarjen.

Babai i tij Ruslan thirri miqtë e tij duke përfshirë gjuetarë vendas dhe nxituan jashtë. Ujku u largua drejt pyllit ndërkohë që qenin e la të plagosur rëndë dhe të mbytur me gjak.

Qeni vdiq shpejt në krahët e nënës së Yemelyan, Marina, rrugës për në klinikën e kryeqytetit rajonal të Syktyvkar.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/12/29/2511260406209754321/636x382_MP4_2511260406209754321.mp4

ME TE LEXUARAT