Video/ Dojna Mema zyrtarizon lidhjen me këngëtarin e njohur

Showbiz
Video/ Dojna Mema zyrtarizon lidhjen me këngëtarin e njohur

Ndonëse është aluduar prej më shumë se një viti për marrëdhënien e tyre, as Dojna as Vlashent Shata nuk e kishin pranuar se ishin në një romancë.

Madje disa muaj më parë, kur pranoi publikisht se po jeton një romancë të bukur, Dojna tha se nuk është Vlashenti i dashuri i saj dhe se fotot e tyre në vende të njëjta janë thjesht rastësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, ju e dini tashmë se të gjithë personazhet publike kalojnë në të njëjtën rrugë për pranimin e lidhjeve të tyre dhe dyshja simpatike sapo e ka zyrtarizuar romancën e tyre.

Vlashenti ka publikuar një video me moderatoren, ku ka bërë një kolazh të momenteve të tyre më të bukura që na ëmbëlsuan mbrëmjen.

Uroj qe ky fundvit t’ju gjeje me zemren dhe syte plot dashuri. Gjithçka tjeter do të behet me mire ? @dojnamema”–ka shkruar ai.

Dojna ka qenë në qendër të mediave këto muaj sepse ka patur zhvillime jo pak të rëndësishme nga jeta e saj, personale dhe profesionale.

Fillimisht, ajo pushtoi mediat me largimin e papritur nga Top Channel, së fundmi edhe me rikthimin e saj. Ndonëse lart e poshtë kishte 1 vit që flitej për romancën e saj me këngëtarin, vetëm në muajin shtator ajo postoi në Instagram disa foto ku shihej e kapur për dore me të dashurin e saj.

E ftuar në “Why not”, ajo sërish nuk e pranoi se janë në lidhje, duke u fshehur pas ‘rastësisë’ por tregoi se ka dy vite e gjysmë që është në një lidhje dashurie dhe zemra i rreh fort.

“Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty. Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. Ka 2 vite e gjysmë që zemra më rreh fort.”

https://www.instagram.com/vlashentsata/?utm_source=ig_embed

ME TE LEXUARAT