Ulen rastet e të infektuarve në Kosovë, 7 viktima dhe 234 të prekur në 24 orë

Kosovë&Rajon
Ulen rastet e të infektuarve në Kosovë, 7 viktima dhe 234 të

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhe 234 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus gjatë orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike thotë se të vdekurit janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 (65 vjeç), Ferizaj 1 (63 vjeç), Malishevë 1 (74 vjeç), Obiliq 1 (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 (73 vjeç).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur me 13 mars, duke e çuar në 51.144 numrin e të infektuarve mes të cilëve 1.332 kanë humbur jetën.

ME TE LEXUARAT