Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tragjedia në familjen shqiptare/ Burri vret gruan, dy djemtë dhe më pas veten

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.

Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë për Express se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në Zvicër ku edhe kanë jetuar.

Ata kanë jetuar në shtetin e Zvicrës dhe aktualisht ishin kthyer në Kosovë. Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe veten.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar se personat e vrarë janë të një familjeje, por pa dhënë detaje shtesë.

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familjes. Për momentin nuk i dimë detajet se si ka ardhur deri te kjo vrasje.

Unë jam në vendngjarje por nuk po mundem ende me vërejtur.

Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në ora 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si nuk mund të dimë.

Prokuroi i rasti është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen për IML”, tha ai për KosovaPress.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet