Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Stuhitë e dëborë lënë pa energji elektrike prej 4 ditësh Valbonën! Trashësia e borës mbi 70 cm vështirëson ndërhyrjen e OSHEE

Bora prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji. Nga stuhitë e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm. Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj. Mungesa e investimeve dhe kabinat elektrike të amortizuara me kohë kanë bërë që zona e Valbonës të vuaj shpesh mungesën e energjisë elektrike.

Temperaturat në këtë zonë janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e borës që shkon 70-80 cm bën të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë.

“Nga informacionet e marra nga përgjegjësi i degës së OSHEE-së Tropojë, rrjeti i furnizimit me energji elektrike të Nj.Ad Margegaj dhe aktualisht rrjeti që furnizon Luginën e Valbonës ka pësuar defekte. Këto defekte kanë ardhur si rezultat i erës së fortë dhe sasisë së rënduar të reshjeve të shiut e borës ku në Valbonë shkon deri në 70-80 cm. Aktualisht po punohet nga një grup prej 12 punonjësish të OSHEE-së Tropojë për riparimin e defekteve në këtë rrjet dhe vendosjen e tij në gatishmëri”, njoftojnë emergjencat civile të Prefekturës Kukës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet