Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkarkimi i mjekut Allkja, sindikata e punonjësve të Shëndetësisë paralajmëron protestë

Shkarkimi i mjekut të Urgjencës, Ilir Allkja ka sjellë reagimin e komunitetit të mjekëve.

Sindikata e punonjësve të Shëndetësisë ka paralajmëruar për ditën e nesërme një protestë para COVID-1 në QSUT.

Sipas sindikatës, mjekët po punojnë në kushte sfilitëse vetëmohuese.

REAGIMI I SINDIKATËS

E RËNDË

Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund t’i bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetësor që po punon në kushte sfilitëse vetëmohuese, është i mirëpritur.

Faleminderit!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet