Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkarkimi i mjekut Allkja/ Bardh Spahia: Dënim politik, rast unik në botën demokratike

Shkarkimin nga puna të mjekut të Urgjencës Ilir Allkja Partia Demokratike e konsideron si një dënim politik të Ramës për mjekët. Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, në një postim në Facebook shkruan se Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike.

“Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor. Mjeku i urgjencës Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer mijëra e mijëra qytetarëve të sëmurë. Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike. Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik.

Është koha që profesionistët si Ilir Allkja të ngrenë zërin për të vërtetën dhe të drejtën! Vetëm kështu i shërbehet interesit publik! Ky pushtet i kalbur është në grahmat e fundit! Bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë. Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërkëmbur nga pushteti. Është koha për ndryshim”, shkruan Spahia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet