Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Kombit, dëmtohen disa automjete

Aktualitet
Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Kombit, dëmtohen disa

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar probleme serioze në Rrugën e Kombit.

Pranë traut, ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh, nga të cilët janë dëmtuar disa automjete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa qytete të Shqipërisë, mes të cilëve janë Shkodra, Tropoja, Lezha dhe Durrësi.

Në Durrës është bllokuar rrjeti i kanalizimeve dhe për pasojë, disa prej rrugëve të qytetit janë mbushur me ujë duke shkaktuar trafik të rënduar të automjeteve.

Sa i përket Shkodrës, Bashkia ka njoftuar se cilat rrugë duhet të shmangen pasi janë të pakalueshme.

Për Lezhën dhe Tropojën nuk ka ende një reagim zyrtar. Në Lezhë është raportuar se janë disa fshatra pa energji elektrike prej 24 orësh, ndërsa në Tropojë ka dalë nga shtrati lumi ‘Lugu’ duke marrë urën përpara e duke bllokuar 20 familje në zonën ku nuk ka as valë telefoni.

ME TE LEXUARAT