Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama thotë se vaksinimi do nisë në janar

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët në këtë kohë pandemie.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë tha se është rënë në parim me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinimin anti-covid në muajin janar.

Mes të tjerash ai nuk i kursen qëndrimet e tij kundër BE-së për diferencimin që i bëri në këtë proces Ballkanit.

REAGIMI I RAMËS

Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt.

Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet