Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Partnere e fortë”, Xhaçka falenderon Pompeon: Mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-së

Pas publikimit të mesazhit të sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ministres Xhaçka e cila shkruan se është krenare për mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë.

“Faleminderit sekretar Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë nënkuptojnë shumë!

Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për “mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë”, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest në krijimin e partneritetit tonë më të fortë!

Unë pres që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej!

Në një shënim tjetër, Z.Sekretar, më lejoni t’ju uroj një Vit të Ri dhe një gëzuar ditëlindjen!”

Ky reagim vjen vetëm një ditë pasi Olta Xhaçkës ju besua nga Kryeministri Rama Ministria e Jashtme e Shqipërisë pas dorëheqjes që ka dhënë Gent Cakaj, ndërsa në krye të mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet