Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pamje të frikshme nga Kroacia/ Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash, të paktën 7 viktima

Tërmeti i mesditës së djeshme në me epiqendër Petrinjan në Kroaci ka shkaktuar deri më tani 7 të vdekur, më e vogla 12 vjeç. Mediat lokale raportojnë se dyshohet se nën rrënoja gjenden ende persona të pajetë.

Goditja ishte e shkurtër por e fortë duke shkaktuar tmerr tek banorët e zonës.

Kjo u duk edhe nga videoja e kryebashkikuat të Petrinjas, i cili ishte në një konferencë për shtyp live me mediat kur ra tërmeti. Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Midis shtatë të vrarëve ishin dy oficerë policie. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Kroacinë mesditën e së martës.

Megjithatë, të dhënat mbeten paraprake pasi nuk përjashtohet që viktima të tjera të zbulohen në orët në vijim.

Mes atyre që humbën jetën është edhe një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një djalë 20-vjeçar, një i moshuar dhe një babë e bir, nga e njëjta shtëpi në Majske Poljane afër Glinës.

Të dhënat i konfirmoi Zv/kryetari i Komunës së Glina Branka Bakšić Mitić për Index. Më vonë u konfirmua se një burrë kishte ndërruar jetë në Majske Poljane. Pas shtatë orësh kërkimesh, u gjet edhe trupi i një burri që mbeti nën rrënojat e një kishe në ŽaŽina.

Të paktën gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 20 u plagosën lehtë, njoftoi Ministria e Brendshme.

Kroacia u godit të martën në orën 12.19 nga një tërmet me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter me epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja në një thellësi prej 11.5 kilometra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet