Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Një Shqipëri e mirë po vjen”, urimi i Kryemadhit për fundvit: 2020-a ka qenë një luftë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët për një vit plot shpresë e mbarësi.

Përmes një videomesazhi në “Facebook’, Kryemadhi theksoi se 2020-ta ka qenë një luftë për të gjithë shqiptarët, ndërsa shtoi se ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë.

Mes të tjerash kryetarja e LSI-së theksoi se një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni.

MESAZHI I KRYEMADHIT

Përshëndetje të gjithëve!

2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë.

Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar.

Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.

Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri.

Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni.

Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet