Ndihmoi të prekurit nga tërmeti, Capital T dekorohet nga bashkia e Shijakut

Showbiz
Ndihmoi të prekurit nga tërmeti, Capital T dekorohet nga bashkia e

Ndër personazhet e shumtë që ofruan ndihmë për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, ishte dhe Capital T.

Përveç ndihmave me ushqime, reperi strehoi më shumë se 200 persona që mbetën të pastrehë në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme, reperi ka bërë me dije se është vlerësuar nga bashkia e Shijakut për kontributin e dhënë.

Ai ka treguar se ka marrë dekoratën nga kryetari i bashkisë, Elton Arbana, të cilin e ka falenderuar publikisht.

“Tërmeti i fundit në Shqipëri ishte ndër katastrofat natyrore më të mëdha dhe vdekjeprurëse në vendin tonë dhe të gjithë ne dhamë kontributin maksimal me çfarë kishim mundësi.

Ndër ta isha dhe unë, ku me këtë rast bashkia më e prekur, ajo e Shijakut më nderoi me dekoratë. Shfrytëzoj rastin të falenderoj kryetarin e Bashkisë @eltonarbana per respektin dhe ta uroj per punen e mrekullueshme.”, shkruan reperi.

ME TE LEXUARAT