Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjeku Allkja flet për pushimin nga puna: Do e shoh si do justifikohet në Gjykatë drejtori

Mjeku Ilir Allkja, i cili shërbente pranë pacientëve me koronavirus ka marrë vendimin e pushimit nga puna ditën e sotme me justifikimin e shkeljes së etikës në punë.

Me anë të një interviste për Fax News, Allkja sqaron me detaje se si e mori letrën e vendimit para se të mbaronte turnin e tij, ndërsa akuzat për shkelje të etikës i cilëson si një bllof të madh.

“Unë isha në punë dhe pa mbaruar mirë, më takon tek hyrja e urgjencës postieri dhe më thotë ka një letër për ty.

Pashë që ishte vendimi i pushimit tim nga puna. Më erdhi keq për mënyrën se si u bë, formulimi, kompozimi i vendimit ishte i njëjtë me ato formulime që bëheshin në vitet ’80.

Zotërinjtë që drejtojnë sot QSUT, akoma nuk e dinë që është institucion publik që financohet nga taksat e shqiptarëve.

Si pasojë, unë si mjek e qytetar kam të drejtë të bëj kritika kundrejt këtij institucioni për mbarëvajtjen e punës. Kjo është një bllof i madh”, tha Allkja.

Allkja shtoi se do e çojë këtë çështje në Gjykatë, ku do e shohë mënyrën se si do të mbrohet QSUT për veprimet e mjekut në punë.

Ilir Allkja thekson se ka të drejtë që të flasë për cdo gjë që e konsideron të arsyeshme dhe bën thirrje që të mbarojë mendësia komuniste.

“Vendimi është i hapur dhe është shpërndarë në rrjet, ndërkohë që do shoh si do e justifikojnë në gjykatë. Është A-ja e një sistemi demokratik ku intelektualët të bëjnë kritika, të kërkojnë përmirësime e ndryshime.

Këto e vërtetuar dhe kanë rënë në grackën e tyre duke thënë publikisht që jem në një vend komunist, nuk ke të drejtë të flasësh për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Në fokus, nga muaji Mars dhe deri tani, kam folur për shëndetin e njerëzve, për pikat të cilat duhen përmirësuar në mirë menaxhimin e pandemisë Covid, për masat e munguara, përmirësimet.

Kam bërë thirrje qytetarëve që ti besojnë mjekëve, të mos vetëtrajtohen në shtëpi, të mos përdorin oksigjenin.

Është një bllof i madh kur thonë ka përhapur panik e sulmuar drejtuesit e QSUT. Është e drejta ime si punonjës që të kërkoj dorëheqjen kur ai (Enkelejd Joti) shkel paratë publike.

Kjo është A-ja dhe është e drejta e ligjshme që ma garanton Kushtetuta. Mendësia komuniste do të mbarojë dhe duhet të mbarojë medoemos në këtë vend”, tha Allkja.

Nuk mungoi komenti i tij ndaj drejtorit të përgjithshëm Enkelejd Joti, për të cilin tha se nuk e kupton përse e drejton institucionin kur nuk ka eksperienca në botën akademike.

Allkja tregon se vërejtjet e tij kanë të bëjnë me kushtet në punë pasi i ka ndodhur që ti vdesin 3 pacientë me Covid dhe nuk është bërë asgjë për trajtimin psiko social të mjekëve.

Ndërkohë shton se do të vazhdojë të punojë në Shqipëri por me kushtin e vetëm që të ketë fjalën e lirë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet