Kaos në Durrës, uji arrin 1 metër, përmbyten banesat në periferi të qytetit

Aktualitet
Kaos në Durrës, uji arrin 1 metër, përmbyten banesat në

Reshjet e shiut të cilat kanë vazhduar që prej mbrejmjes së kaluar vazhdojnë të jenë akoma prezente në vendin tonë.

Në orët e mbrëmjes se sotme rrebeshi i shiut ka përmbytur me dhjetëra shtëpi në zonat periferike të qytetit të Durrësit, ku niveli i ujit ka arritur 1 meter.

Në zonën e Kënetës situata paraqitet e rënduar dhe qytetarët të shqetësuar kanë telefonuar pasi rrezikojnë përmbytjen e banesave të tyre.

Mësohet se uji në disa banesa ka arritur nivelin e 1 metrave pasi reshjet e shiut kanë arritur të mbulojnë katet e para të shtëpive.

Disa banorë shprehin dyshimin se hidrovori i Porto Romanos nuk punon.

ME TE LEXUARAT