Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

GJKKO bën bilancin e çështjeve të shqyrtuara gjatë vitit 2020: Presim plotësimin e vakancave

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka bërë bilancin e çështjeve të shqyrtuara përgjatë vitit 2020, që është edhe viti i parë i bërjes së saj funksionale.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat një ditë para mbylljes së këtij viti, GJKKO thekson se janë marrë në shqyrtim 2073 kërkesa. Ajo shton se ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh.

Ndërsa për vitin që vjen është shumë e rëndësishme GJKKO thekson se plotësimi i vendeve vakante dhe me 7 (shtatë) gjyqtarë të tjerë, proces i cili ka filluar gjatë vitit 2020 me hapjen e vendeve vakante për 5 (pesë) gjyqtarë e marrjen e aplikimeve të para.

“Në prag të mbylljes së vitit 2020, vitit të parë të funksionimit të saj si institucion, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ofron përmbledhje të të dhënave mbi veprimtarinë gjyqësore të saj.

Me gjithë kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 24.03.20202, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave nr. 9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë shkaktuar nga COVID -19”, si dhe dy vendimeve të KLGJ, “Për pezullim të veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë gjykatat në RSH “, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vijoi aktivitetin e saj gjyqësor dhe administrativ në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuar sa më sipër, duke përballuar një ngarkesë të konsiderueshme pune gjatë gjithë vitit 2020.

Gjatë këtij viti janë sjellë në Gjykatë për shqyrtim gjithsej 2073 kërkesa nga të cilat :

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve gjithsej 1653.

– Kërkesa për dërgim cështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 94.

– Cështje në gjykim gjithsej 90.

– Kërkesa të tjera gjithsej 223

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 13.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ nr. 1/2020 gjithsej 122.

Nga këto janë shqyrtuar kanë përfunduar 1871 kërkesa/cështje.

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve gjithsej 1588

– Kërkesa për dërgim cështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 71.

– Cështje në gjykim gjithsej 41.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 7.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ Nr. 1, gjithsej 164

– Janë caktuar masa sigurimi për 124 të dyshuar

– Janë gjykuar 110 të pandehur nga të cilët :

– 84 të pandehur për krim të organizuar

– 27 të pandehur për vepra penale të korrupsionit

– Janë në shqyrtim e sipër dhe 208 të pandehur

Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit 11 cështje të natyrës së krimit të organizuar.

Këto të dhëna po i paraqesim në tabelën 1, 2 dhe grafikun bashkëngjitur :

Janë shqyrtuar 2 kërkesa për konfiskim sipas ligjit antimafia që kanë të bëjnë pasuri si :

– tre sipërfaqe trojesh,

– 17 apartamente dhe vlera monetare.

Janë shqyrtuar e pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020

Janë shqyrtuar e pranuar 6 kërkesa për masa parandaluese personale sipas Aktit Normativ.

Janë përfunduar 11 kërkesa për konfiskim sipas Akti Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 që kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Janë në shqyrtim e sipër 49 kërkesa për konfiskim pasurie.

Këto të dhëna po i paraqesim në tabelën 3 dhe grafikun bashkëngjitur :

Vlen për t’u theksuar fakti se gjatë këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh.

Për vitin që vjen është shumë e rëndësishme plotësimi i vendeve vakante dhe me 7 (shtatë) gjyqtarë të tjerë, proces i cili ka filluar gjatë vitit 2020 me hapjen e vendeve vakante për 5 (pesë) gjyqtarë e marrjen e aplikimeve të para”, thuhet në njoftim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet