Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Rudina Dembacaj tregon bisedën e fundit me Mark Frrokun

Aktorja Rudina Dembacaj njihet gjithmonë për përgjigjet e saja të drejtpërdrejta dhe që nuk ngurron t’iu përgjigjet mini-intervistave nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale

Kështu ka vepruar edhe me pyetjet e fundit në ‘Instagram’, nga kureshtja se si e thërret Viktoria Markun, biseda e fundit me të në ‘whatsapp’, biseda me vajzën e tij, Ertën etj.

Dembacaj ka ndarë edhe një video ku ka treguar se Viki i thërret Markut “xhaxhi Marku”, pasi e vogla ka realizuar disa vizatime për të në kopësht.

Por nuk kishte si të mungonte dhe një përgjigje alla Rudina për dikë që ka shprehur dëshirën për të qenë pranë saj një natë të vetme. “S’bohet zemra. Humbi shpresat”, ka shkruar ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet