Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E rëndë në Fier/ Makina përplas 2 këmbësoret, ndërron jetë njëra prej tyre! Në pranga shoferi

FIER – Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së hënës (28 dhjetor) ku një makinë ka përplasur dy këmbësore në Fier e për pasojë ndërroi jetë një prej tyre.

Ngjarja u regjistrua Fier në afërsi të fshatit Marinëz në orën 16:30 ku një makinë tip “Opel Astra” ka përplaur dy këmbësore me iniciale Z. K. 60 vjeç dhe N.K. 33 vjeç banuese në Roskovec.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit me iniciale S.P. ishte në gjendje të dehur ndaj ai është arrestuar.

Vajza dhe gruaja të cilat u përplasën u dërguan menjëherë në spitalin e Fierit ku 60-vjeçarja ndërroi jetë një ditë më pas (29 dhjetor).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet