Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dosja e plotë/ Pastroi 300 mijë euro në Shqipëri, si u zbulua mafiozi italian që blinte pasuri të paluajtshme

Ndërsa gjykata e Durrësit ka dërguar sot për gjykim dosjen ndaj italianit të Camorras, Ferdinando Muollo, duke e akuzuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga dosja rezulton se shuma e investimeve në total e të pandehurit Ferdinando Muollo në shtetin shqiptar rezulton të jetë rreth 300.000 euro. Ai ka blerë 5 apartamente dhe 7 garazhde, po ashtu ka investuar edhe në tre subjekte tregtare, ndërsa nga inspektimi ekonomik rezulton se në shumicën e tyre blerjet nuk kanë kaluar përmes bankave, por janë paguar cash nga italiani.

Sipas prokurorisë ky shtetas pasurinë e përfituar në mënyrë kriminale ka dashur ta pastrojë.

organi procedues çmon se në rastin konkret ka qenë vetë shtetasi autor i kryerjes së veprës penale “mëmë” ai që ka konsumuar dhe veprën penale të pastrimit të parave. Konkretisht, një pjesë të kësaj pasurie, I pandehuri Ferdinando Muollo ka vendosur që ta investojë në shtetin shqiptar.

Konkretisht ai fillimisht ka lidhur në vitin 2010 një kontratë porosie për blerjen e një apartamenti dhe dy garazhde me një shumë totale prej 50.000 euro, shumë të cilën ai ja ka paguar subjektit ndërtues në Cash, pra një shumë e tillë parash provohet që nuk ka kaluar në rrugë bankare.

Më tej në vitin 2011 I pandehuri Ferdinando Muollo, ka lidhur përsëri me subjektin një kontratë sipërmarrje për blerjen e pesë garazhdeve në të njëjtin objekt të subjektit tregtar. Edhe në këtë rast, ai ka paguar një shumë 30.000 euro në momentin e lidhjes së kësaj kontrate dhe shumën tjetër prej 30.000 euro e ka paguar brenda vitit 2011.

Në të dyja rastet e mësipërme përkatësisht në vitet 2016 dhe 2019, ai ka lidhur kontrata të rregullta noteriale me subjektin, duke i marrë në pronësi këto pasuri të paluajtshme dhe përsa i përket pagesës i është referuar kontratave të porosisë dhe sipërmarrjeve të kryera vite më parë.

Më tej, i pandehuri Ferdinando Muollo ka lidhur një kontratë shitje me kusht në vitin 2013 me qëllim blerjen e dy apartamenteve me një shumë të përgjithshme prej 120.000 euro përsëri tek objektet e subjektit. Edhe në rastin konkret ky shtetas ka paguar këstin e parë prej 40.000 euro dhe pjesën tjetër do ta paguante të copëzuar në vitet në vazhdim në vitet 2013 dhe 2014.

Në vitin 2014, i pandehuri Ferdinando Muollo ka marrë në pronësi dy apartamente me një vlerë totale prej 70.000 euro po tek subjekti, ku tashmë ka përcaktuar se ka paguar shumën prej 50.000 euro në vitin 2013, ndërsa shumën tjetër e ka paguar në muajin Maj 2014. Edhe në këtë rast nuk rezulton që shtetasi Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në vijim në muajin shkurt 2015, i pandehuri Ferdinando Muollo ka lidhur një kontratë tjetër me subjektin Xhili 03 për blerjen e 2 apartamenteve dhe 13 garazhdeve në të njëjtin objekt për një vlerë totale prej 370.000 euro. Edhe në këtë rast ka deklaruar se paguar 20.000 euro si këst të parë dhe pjesën tjetër ka përcaktuar afatet konkrete.

Në muajin shtator 2015, i pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij një apartament në vlerën 4.200.000 lekë, ku përsa i përket mënyrës së pagesës ka referuar se kësti I parë prej 2.200.000 lekë është paguar në muajin Janar 2013 dhe kësti I dytë në shumën 2.000.000 lekë është paguar në muajin Maj 2014. Edhe në këtë rast nuk rezulton që I pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në muajin shtator 2016, I pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij një apartament dhe dy garazhde në vlerën totale prej 50.000 euro, shumë e cila është paguar prej tij në vitin 2010. Edhe në këtë rast nuk rezulton që I pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në muajin Dhjetor 2017, I pandehuri Ferdinando ka blerë nga shtetasit një apartament i cili ndodhej po në objektin e firmës dhe në kontratë është shënuar shifra 950.000 lekë, shumë të cilën fillimisht Ferdinando e ka depozituar Cash në Bankë për llogari të palës shitëse. Nga pyetja e shitësve ka rezultuar se shtetasi Italian Ferdinando për këtë banesë i ka paguar Luanit dhe shumën prej 30.000 euro cash në dorë. Pra në rastin konkret, I pandehuri Ferdinando Muollo nuk ka referuar vlerën e saktë të investimit të tij në blerjen e këtij apartamenti.

Në muajin Janar 2019, I pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij nga Shoqëria pesë garazhde duke vendosur një çmim të përgjithshëm prej 60.000 euro. Përsa I përket mënyrës së pagesës ka deklaruar se shuma prej 60.000 euro është paguar në dy këste nga 30.000 euro në muajt gusht dhe dhjetor 2011, sipas kontratës së porosisë. Edhe në këtë rast nuk rezulton që I pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Pra përsa i përket investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme, I pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se ka të rregjistruara në Zyrën e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës 5 apartamente dhe 7 garazhde për të cilat rezulton se në rrugë bankare është pasqyruar vetëm shuma prej 950.000 lekë, ndërsa përsa i përket shumave të paguara për blerjen e tyre janë të gjitha të kryera Cash dhe kryesisht të deklaruara të paguara në vitet 2010, 2011, 2013, 2014 dhe 2015. Kryerja e këtyre veprimeve të krijon bindjen se I pandehuri Ferdinando Muollo me dashje ka vepruar në këtë mënyrë me qëllimin e fshehjes të burimit të saktë të investimit të kryer duke pasur parasysh faktin se këto para janë rrjedhojë e veprimtarisë kriminale të tij. Dhe kjo është arsyeja se përse I pandehuri Ferdinando Muollo nuk ka zgjedhur rrugën bankare.

Gjithashtu I pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se ka qenë aksionerë në tre subjekte të regjistruara në Organet Tatimore të Republikës së Shqipërisë, subjekte të cilat gjatë periudhës kohore ku shtetasi Ferdinando ka qenë aksionerë nuk kanë pasur veprimtari ekonomike fitimprurëse duke rezultuar me humbje.

Pra në analizë të Anës Objektive të veprës penale të konsuuar nga I pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se është provuar tej cdo dyshimi konsumimi i investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet