Sonte rreth orës 18:00 në fshatin Pozharan të Vitisë ka ndodhur një vrasje e katërfishtë, ku kryefamiljari dyshohet se fillimisht ka vrarë tre anëtarët e familjes dhe më pas veten.
Familja kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.Kryefamiljari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është Fetah Zuka.
Ndërkaq familjarët që u vranë nga Fetahu dyshohet se janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka.
Burime të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se çifti bashkëshortor ka vite që kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
Këto burime thonë se nga hetimet e para dyshohet se Fetahu ka vrarë fillimisht gruan, pastaj dy djemtë dhe më pas ka dalë në oborr dhe ka qëlluar veten në gojë.