Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Bum tërmeti, bam Covidi…”, Rama bën bilancin e vitit: Puna që bëj është më e vështira

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e këtij viti të vështirë me plot ngjarje dhe sfida për shqiptarët.

Duke përmendur tërmetin e nëntorit të vitit të kaluar i cili la mjaft pasoja në njerëz dhe banesa të dëmtuara kryeministri tha se ishte një sfide më vete.

Keu i qeverisë u ndal dhe te Covid-19 duke vënë në dukje punën e palodhur të bluzave të bardha që punojnë në front të parë me këtë sëmundje të rëndë.

““Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj është puna më e vështirë.

Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash.

Por prapëseprapë puna më e vështirë është e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë edhe nën rrënojat e tërmetit.

Puna më vështirë është e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, puna pa orar dhe pa të diela e mjekëve dhe infermierëve që tash sa kohë nuk mbahet mend që luftojnë kundër COVID.

Puna më e vështirë është puna e shqiptarëve të zakonshëm që jetojnë edhe punojnë edhe në këtë kohë të vështirë, e prindërve që luftojnë për t’i dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme më të fortë.

Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes për të bërë më të mirë për vendin”, tha Rama./Lajm i fundit.al

Video

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet