Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Braimllari nga Kolonja: Hajdutëria e Ramës në Qafën e Qarrit ka kapur kulmin, bën 4 km rrugë me 20 milionë euro

KOLONJË

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në një video të publikuar në “Facebook” nga Kolonja, shprehet se Rama ka bërë 4 km rrugë të Qafës së Qarrit, me 20 milionë euro.

Braimllari thekson se hajdutëria e Ramës ka kapur kulmin, kurse shton se kryeministri aktual, paratë e buxhetit të shtetit nuk i çon për vende pune, por i gllabëron taksat e qytetarëve.

Postimi i sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Endrit Braimllari:

Jemi sot këtu në Qafën e Qarrit, në zonën e Kolonjës aty ku hajdutëria e Edi Ramës ka kapur kulmin. 4 kilometra rrugë, 20 milion euro, kur ndërkohë loti i parë është përfunduar në 2012-n me më pak se 1 milion euro kilometri.

Ka ndryshuar projektin per te rritur artificialisht koston.

Edi Rama në vend që këto para t’i dërgojë për të hapur vende të reja pune, për të suportuar biznesin vendas me qëllim që të kenë mundësi që të rinj dhe të reja të punësohen në këtë vend të mrekullueshëm, i çon në xhepin e tij.

Pra, dëshira e Edi Ramës nuk është për të investuar, nuk është për të hapur vende të reja pune, por është për të gllabëruar taksat dhe paratë e qytetarëve të këtij vendi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet