Kryetari i LDK, Isa Mustafa, konfirmoi Abdullah Hotin si kandidat të kësaj partie për kryeministër në garën elektorale të zgjedhjeve të parakohshme, nderkohe ne Kosove kanë nisur edhe reagimet e para mes politikanëve dhe gazetarëve.
Gazetarit Berat Buzhala është shfaqur mjaft i zhgënjyer nga kjo kanditaturë duke e konsideruar si një shans të madh për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin.
GAzetari ka shpallur një bast publik duke premtuar se nëse Albin Kurti dhe VV, nuk fitojnë pas kësaj më shumë se 50 mandate atëherë ai do ti presë të dy top.t!
Reagimi i Berat Buzhales ne rrjetet sociale:
Perfekt
Edhe LDK e caktoi Avdullah Hotin kandidat per kryeminister, qe do te thote ne gare me bishen Albin Kurti do te marrin pjese dy figura qesharakisht anemike.
Bast publik:
Dy topat i shkurtoj nese Albini nuk i fiton ma shume se 50 mandate. Nuk ka kerkush qe e ndale, e aq ma pak Dulla e Hoxhaj. Kandidaturat e LDKPDK jane ne kundershtim flagrant me zhvillimet ne vend.
Keshtu qe le te ndodhe ajo qe duhet te ndodhe. Po e presim ardhjen e Albinit ne pushtet me tere fuqine e tij. Po shpresoj qe ka me pase vota te mjaftueshme edhe per me zgjedhe Presidentin. Ne anen tjeter LDKPDK’se ju deshiroj shuarje te lezetshme.
Me dashuri
dr. Berat Buzhala