Bashkia e Lezhës paralajmëron banorët: Priten reshje të shumta shiu, ja numri ku duhet të telefononi

Aktualitet
Bashkia e Lezhës paralajmëron banorët: Priten reshje të

Reshje të shumta shiu priten në Lezhë, ashtu si në një pjesë të madhe të vendit.

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar banorët se për shkak të këtyre reshjeve mund të vështirësohen aktivitetet e përditshme, por se gjithë stafi janë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë vihet në dispozicion të banorëve dhe një numër telefoni për çdo nevojë.

“? NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar qytetarë lezhjan!

Duke ju uruar festa të mbara, Bashkia Lezhë ju bën me dije se priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me risk të lartë.

I gjithë stafi i Bashkisë, i cili është përgjegjës për çështjet e emergjencave civile është në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën.

Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast vështirësie që mund të ndodhe.

Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose ?na shkruani në inbox.

Faleminderit!”, njofton Bashkia e Lezhës.

ME TE LEXUARAT