Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i të riut i cili mashtroi duke marrë 36 paga lufte.
32-vjeçari Denis Trungu, i cili u arrestua pasi kishte përfituar 155 mln lekë nëpërmjet mashtrimeve me llogaritë bankare gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, kishte përgatitur një skemë të mirëfilltë përfitimi.
Burime nga Policia bëjnë me dije se Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës.
32-vjeçari pas hakërimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime. Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të konfirmohet skema që ka përdorur.