Vazhdojnë lëkundjet në Kroaci/ Kryeministri Plenkoviç mbërrin në zonën e prekur

Bota
Vazhdojnë lëkundjet në Kroaci/ Kryeministri Plenkoviç

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka mbërritur në Petrinja, qytetin e prekur nga tërmeti.

Bashkë me të janë edhe ministrat Banožić, Medved dhe Božinovic. Zona e Petrinja u godit nga një tërmet tjetër me një madhësi prej 4.5 në shkallën Rihter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Epiqendra ishte 46 kilometra në verilindje të Zagrebit, sipas EMSC. Sipas medias kroate, ekipet e shpëtimit nga e gjithë Kroacia shkuan në Petrinja për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin e personave të mbetur në rrënoja.

“Qyteti im është shkatërruar plotësisht. Kemi fëmijë të vdekur. Nuk mund të përshkruhet. Kjo është si Hiroshima. Ne kemi nevojë për zjarrfikës, nuk e dimë se çfarë ka nën sipërfaqe, çatia e një shtëpie ra, ne kemi nevojë për ndihmë“, tha kryetari i Petrinja Darinko Dumbovic për HRT.

Mario Zovak, drejtori i një prej spitaleve të qytetit tha se ndihma në zonat e prekura nga tërmeti erdhi nga ai spital.

“Dy ekipe kirurgjikale nga Vinogradska u dërguan në spitalin Sisak. Ne nuk kemi ndonjë informacion specifik për të lënduarit. Në çdo institucion shëndetësor të Zagrebit, vendet janë përgatitur për dëmtime të mundshme, por askush ende nuk e di se sa do të ketë, “tha Zovak.

ME TE LEXUARAT