Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vasili: Çfarë budallëku kolektiv, Rama hoqi veten dhe jo Cakën

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili komenton ndryshimet e fundit në qeveri.

Ai thotë se shefi i maxhorancës, kryeministri Edi Rama hoqi veten dhe jo Gent Cakaj.

Sipas tij, ky është kryeministri për faqe të zezë që ka Shqipëria, që bën sikur pranon dorëheqjen e Cakes që nuk ekziston.

“Çfarë budallëku kolektiv, or mediatikë iku Rama jo Cakë hiçi. Edi Rama hoqi veten dhe nuk hoqi Cakën. Kryeministri Edi Rama hoqi Ministrin e Jashtëm Edi Rama.

Budallëk kolektiv, ca se i paguan KM ca se nuk thellohen, që përsërisin si budallenj, që iku Caka dhe erdhi Xhaçka.

Ky është kryeministri për faqe të zezë që ka Shqipëria, që bën sikur pranon dorëheqjen e Cakes që nuk ekziston.

Mirë kryeministri që është në ditë të hallit, po këta mediatikë e diplomatikë që lanë nam, përse nuk e pyesin Edi Ramën pse dha dorëheqjen si Ministër i Jashtëm.

Presidenti i Republikës sipas kushtetutës do shkarkojë Edi Ramën dhe jo Cakë hiçin”, deklaron Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet