Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U arrestua pasi raportoi për koronavirusin, BE kërkon lirimin e gazetares kineze

Bashkimi Evropian bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të një gazetareje kineze, e cila është dënuar me burgim, pasi ka dokumentuar fazat e hershme të pandemisë së koronavirusit në qytetin e Wuhanit.

Zhang Zhan është dënuar të hënën me katër vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për “provokimin e telasheve” – një akuzë kjo që shpesh ngrihet kundër aktivistëve në Kinë.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, BE-ja shprehu shqetësimin e saj në rritje për “kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të qasjes në informacion, për frikësimin dhe mbikëqyrjen e gazetarëve, si dhe për ndalimet, gjykimet dhe dënimet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të intelektualëve në Kinë”.

Po sipas deklaratës, burime “të besueshme” kanë thënë se Zhang është torturuar në burg.
Zhang, e cila është arrestuar në maj, është një prej disa gazetarëve që janë përballur me probleme, për shkak të raportimit për situatën në Vuhan – qytetin e parë kinez ku ka shpërthyer koronavirusi.

Zhang, 37 vjeçe, ka qenë në grevë urie disa muaj dhe avokatët e saj thonë se gjendja e saj shëndetësore është e dobët. Gazetarja është arrestuar edhe në vitin 2019, pasi ka shprehur mbështetje për aktivistët pro demokracisë në Hong Kong.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet