Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti në Kroaci/ Shkatërrohet spitali, nënat me foshnjet dalin në rrugë në të ftohtë

Tërmeti me magnitutë 6.4 që goditi Kroacinë ditën e sotme, ka shkaktuar dëme të shumta edhe nëpër spitale.

Mediat vendase kanë publikuar disa nga pamjet në të cilat ndodhet konktretisht spitali i Zagrebit, ku shihen pacientët dhe stafi mjekësor të dalë në rrugë.

Pas tërmetit disa pjej tyre u mblodhën përpara Spitalit Holy Spirit, ku shihen të qëndrojnë në barrela, ndërsa ka edhe nëna me fëmijë të vegjët që qëndrojnë të mbuluar me batanie jashtë spitalit nën teperaturat e ftohta të dimrit.

Sipas infromacioneve, njoftohet se rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një vajzë vetëm 12 vjeç ka humbur jetën shkak i tërmetit shkatrimtar.

Nga forca e madhe goditës në disa zona të qyteti ka pasur të çara edhe në asfaltin e rrugëve.

Pas tërmetit drejtori i spitalit të Sisakut, Tomislav Dujmenović, iu shpreh për HRT se dëmet në spitalin e këtij qarku nga tërmeti i dhunshëm janë të mëdha.

“E gjithë njësia e mjekësisë së brendshme, Njësia e Kujdesit Intensiv, kirurgjia, gjinekologjia u shkatërrua.

Mund të thuhet se ka mbetur vetëm ndërtesa e re. Ne po i zhvendosim të gjithë pacientët në ndërtesën e re. Pjesa më e madhe e shkatërruar nuk është më për përdorim.” – tha Tomislav Dujmenović.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet