Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti më i fortë në historinë e Kroacisë, shembet spitali e kopështi

Kroacia është duke përjetuar orë dhe ditë tmerri.

Vendi ballkanik u goditg mesditen e kësaj të martë nga një termet shumë I fortë me agnitudë 6.4.

Lëkundja më e fortë në historine e këtij vendi e kishte epiqëndren disa kilometra larg kryeqytetit, në lokalitetin e quajtur Petrinja.

Një spital dhe një kopësht janë shkatërruar nga termeti i fortë në këtë zonë.

Për momentin raportohet vdekja e një vajze minorene ndërkohë që numri I të plagosurve është shumë I madh.

Një numër I madh ndërtesash janë dëmtuar rëndë, ndersa 300 ushtare kane shkuar ne kete qyteze per ti ardhur ne ndihme situates se jashtezakonshme. Edhe kryeministri Plenkovic ka shkuar me urgjence ne Petrinje.

Pak më vonë në orën 13:34 një lëkundje me magnitudë 4.5 goditi qytetin Sisak, vetëm 15 kilometra larg epiqëndrës së tërmetit të madh.

Mos harrojmë që seria e lëkundjeve të forta nisi  ditën e hënë pikërisht me disa lëkundje në Sisak, nga të cilat më e forta ishte 5.4.

Tërmeti I fortë I ditës së sotme është ndjere në Bosnjë, Slloveni, Serbi, Mal të Zi dhe disa qytete italiane si Milano, padova,Verona, Bolonja etj

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet