Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti i fuqishëm, Meta: Jemi pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fuqishëm me madhësi 6.2 të shkallës Rihter që goditi pasditen e sotme Kroacinë dhe ka marrë deri më tani 5 jetë njerëzore.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shprehur solidaritetin me popullin dhe autoritetet kroate.

Meta ka shtuar se janë pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet e mundshme, si partnerë strategjikë.

“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.

Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”, shkruan Meta.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin për Kroacinë, ndërsa tha se Shqipëria do të japë ndihmën e saj modeste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet