Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë.
Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Qyteti më i prekur është ai i Petrinjës, me ndërtesa të rrëzuara dhe me linja elektrike dhe telefonike të ndërprera.
Deri tani nuk ka njoftime për viktima, por vetëm dëme materiale.