Italiania e parë që ka bërë vaksinën kundër Covidit ka marrë kërcënime me vdekje nga persona që nuk janë dakord për të marrë dozën.
Gazeta Il Messagero shkroi se një prej fyerjeve që iu drejtuan Claudia Aliverninit është: “Tani le të shohim kur do vdesësh”.
29-vjeçarja shërben në spitalin kryesor të sëmundjeve infektive në Itali, Spallanzani në Romë.
Infermierja që është në vijën e parë të betejës me koronavirusin mbbylli të gjitha rrjetet sociale para se të bënte vaksinën.
Mesa duket, e kishte menduar se mund të ndodhte një ‘masakrim’ i përdoruesve që nuk e pranojnë vaksinën kundër Covidit.
Por ka dhe të tjerë që i dënojnë fyerjet ndaj saj dhe thonë se duhet të shprehin solidaritet për veprimin që bëri.