Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Si në Hiroshima”! Çahen rrugët nga tërmeti në Kroaci, konfirmohet vdekja e një 12-vjeçareje

Një tërmet i fortë që goditi Kroacinë me magnitudë 6.2 kishte epiqendrën afër Petrinja, por ai u ndie fuqishëm në të gjithë vendin.

Dhe sipas mediave kroate, skenat e para nga Petrinja janë të frikshme, ka shumë shkatërrime, dëgjohen britma dhe ka të plagosur si dhe të vdekur.

Siç bëhet e ditur më tej, një fëmijë gjeti vdekjen në Petrinja, konfirmoi kryetari Darinko Dumbovic. Bëhet fjalë për një vajzë 12-vjeçare.

“Si në Hiroshima, gjysma e qytetit e dëmtuar. Tani jam para një vajze që vdiq, po presim ndihmë”, ka thënë Dumbovic.

“Ne nxorëm një fëmijë të vogël katërvjeçar, qyteti është shkatërruar. Fatkeqësi, nënat qajnë për fëmijët e tyre. Ne kemi nevojë për ndihmë, kemi nevojë për shërbime të urgjencës”, ka bërë thirrje ai.

VIDEO

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet