Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përlotet në emision! Adelina Tahiri rrëfen mes lotësh arsyen pse nuk bëri dasmë

Këngëtarja Adelina Tahiri pa vite me parë kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin dhe avokatin e njohur, Serjoza Markov. Por çifti zgjodhi të mos bënte një dasmë tradicionale, duke zgjedhur një organizim të vogël.

Arsyen e ka treguar vetë këngëtarja, në një intervistë për “Prive”, ku është shprehur se shkak ka qënë marrëdhënia e saj më prindërit.

“Kur flas për mamin më dhemb shpirti. Tani janë bërë nënë vetë dhe e dua dy herë më shumë. E di se sa më ka dashur dhe çfarë pjese të vetens ka hequr kur kam dalë prej shtëpie.

Nuk kam dashur të bëj dasmë dhe të vinte të më merrte tek shtëpia, sepse është shumë e dhimbshme kjo pjesë dhe unë jam shumë e lidhur me të.

Nuk ka ditë që unë nuk flas me të minimumi 5-6 herë në ditë. Unë bie dhe zgjohem me mamin. Kjo gjë më prek shumë sepse jam nënë vetë dhe e di se sa të vështirë e ka patur.

E di se sa shpesh e ka parë dhomën e zbrazët dhe ka qarë,”- u shpreh Adelina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet