"Pacientët po vdesin si mizat", lutja e infermieres bëhet virale në Tik Tok

Soft
"Pacientët po vdesin si mizat", lutja e infermieres bëhet

Lutja e një infermiereje në Kaliforni që njerëzit të “ndalojnë së qeni të pakujdesshëm” ndërsa shpërthimi i Covid-19 ka prekur të gjithë vendin dhe ka çuar në kolaps spitalet ka grumbulluar më shumë se një milion shikime në TikTok.

Videoja nga Gayana Chuklansev, një infermiere e kujdesit intensiv është parë 1.3 milionë herë që nga e hëna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në video, Chuklansev shfaqet me veshjen mjekësore ndërsa dritat e vendosura për festën e Krishtlindjes vezullojnë pas saj. Ajo flet me lot në sy duke bërë thirrjen e rëndësishme pasi stafi është mbingarkuar nga rastet e reja.

“Nuk di si ta them ndryshe por po ju lutem që të ndaloni së qeni të pakujdesshëm. Ne nuk kemi ventilator për pacientët. Nuk kemi ilaçe qetësuese.

Pacientët po vdesin si mizat. Ne jemi plot. Jemi në kapacitet maksimal. Nuk kemi burime. Nuk kemi staf.

Mjekët tanë nuk mund të intubojnë më sepse kanë nga 40 pacientë secili”, tha infermierja.

Të dhënat e fundit nga faqja zyrtare e internetit për California Coronavirus Response , të përditësuara të Dielën, tregojnë se i gjithë shteti ka 0 për qind disponueshmëri në kujdes intensiv, duke përfshirë Kaliforninë Jugore dhe Luginën San Joaquin.

Sipas NBC News, ka pasur më shumë se 2.1 milion raste të konfirmuara të Covid-19 në shtet dhe më shumë se 24,000 vdekje.

Video

ME TE LEXUARAT