Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Olta Gixhari poston foton e parë me partnerin e saj

Edhe pse ka kohë që ka treguar se është në një lidhje dashurie dhe madje është bërë nënë për herë të parë, Olta Gixhari ka vendosur që të mos e zbulojë portretin e partnerit të saj.

E duke qenë se aktorja e dashur për publikun është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës së saj private, nuk është për t’u habitur që ndjekësit e saj të shumtë i bëjnë pyetje në lidhje me partnerin e saj.

Madje në sfidën “Show me a photo of”, fansat i kanë kërkuar foto të njeriut të saj të zemrën si dhe djalit të tyre, Amar.

Olta ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet në Spanjë me partnerin, teksa të ulur mbi një karrocë shkëmbejnë një puthje në buzë!

Gjithashtu, Olta zbuloi edhe surprizën më të bukur që i ka bërë partneri, një fluturim ‘skydiving’ të cilin duket se do ta mbajë mend përjetë.

Gjatë këtyre muajve aktorja ka ndarë shpesh foto me të birin, sigurisht duke ia fshehur portretin pasi është ende i vogël.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet