Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Oferta e Rusisë për vaksinën/ Rama: Mendova se ishte meme! Provokim qesharak, ambasada ruse të kërkojë falje

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur ofertën e ambasadës rusi si një provokim qesharak, duke shtuar se fillimisht kishte menduar se ishte një “meme”.

” Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisw kishte postuar nga Twitter i Endri Fugës, retweet të Ursula Von Del Leyen, sepse për një shtet serioz është e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprijë ndonjë demarshi pranë shtetit rus sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk çshtë mirë që një vend si Rusia të bëhet qesharake, me një ambasadë që është e rëndësishme të sillet sikur është seksion i portokallisë, shpreh keqardhje se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve.

Ne jemi të fokusuar tek vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Modernës. Shtetet me të cilët ne komunikojmë në BE janë të drejtuara drejt këtyre kompanive. Nuk shprehim rezerva qoftë vaksinën kineze dhe ruse, por për momentin duke parë të tjerë ne jemi fokusohemi në këto drejtime. Nëse do të lindë nevoja ne do të shohim dhe alternativa të tjera”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet