Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjekët do të zgjedhin kush do jetojë dhe kush do vdesë nga COVID-19 në SHBA

Numri i pacientëve të shtruar nga Covid-19 në SHBA është më i larti që ka qenë ndonjëherë, dhe me këtë ritëm ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se do t’i duhet të zgjedhin mes pacientëve.

“Kur të mos kemi më kapaciet për të pritur pacientët, mjekët dhe bioteknikët në këto spitale do të duhet të vendosin se cilët pacientë janë potencialisht të shpëtueshëm dhe cilët jo,” tha për CNN mjeku Jonathan Reiner.

SHBA raportoi 121.235 pacientë të shtruar nga koronavirusi ditën e Hënë, numri më i lartë i regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Numri i pacientëve është rritur nga 16% në Shtator, në 40% javën e fundit.

Ky shtim i rasteve mund ta detyrojë spitalin Martin Luther King , në Los Angelos, të racionojë kujdesin ndaj pacientëve ka thënë Dr.Elaine Batchlor të hënën.

“Nëse ne vahdojmë të shohim një rritje të rasteve me pacientë Covid, ne do të jemi të detyruar të bëjmë diçka, si profesionistë të shëndetit, ne thjesht e urrejmë edhe të mendojmë për të,” tha Batchlor për CNN.

Në spitalin Hunington Memorial, Kaliforni, infermieret që zakonisht kujdesen për dy pacientë, tani janë duke u kujdesur për tre ose katër, thotë specialisti i infektimeve Kimberly Shriner.

“Ne kemi një numër të kufizuar ventilatorësh, një numër të kufizuar shtratedh dhe ekipi mjekësor duhet të vendosë se si do t’i përdorë këto burime nëse do të jenë të detyruar.

Nëse ne nuk kemi respiratorë, nuk kemi infermierë të kujdesen për pacientët ,nuk kemi shtretër , do të na duhet të marrim vendime “të tmerrshme” me familjarët e pacientëve, prandaj është e nevojshme që njerëzit të qendrojnë në shtëpi , dhe kur dalin jashtë të vendosin maskën,” thotë Reiner.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet