Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Marrëveshja për detin/ Braçe: Tradhtar nuk bëhesh kur do një tjetër, por atëherë kur do e firmos ti

Zëvendëskryeministri Erion Braçe paraqiti përmes një videoje akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha për tradhti për kufirin detar.

Braçe solli në vëmendje një kronikë te Zërit të Amerikës kur ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi Shqipërinë, në kohën kur ishte kryeministër Sali Berisha.

Në atë kohë, thuhet në kronikë, u nënshkrua marrëveshja mes ministrave të jashtëm, për përcaktimin e kufijve detare, por për përmbajtjen e saj nuk kishte informacion.

E gjitha kjo për Braçen është një tradhti kombëtare, që opozita e atëhershme, sot në qeveri e çoi në Gjykatën Kushtetuese.

“Tradhtia nuk tretet në fund të detit! Asgjë nuk harrohet! Tradhtar nuk bëhesh kur do një tjetër, por atëherë kur do e firmos ti”, shprehet Braçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet