Një makinë është përfshirë nga flakët në lëvizje sot rreth orës 16:00, mbrapa Muzeut Kombëtar.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht shoferja K.V dhe pasagjeri E.G kanë shpëtuar pa dëmtime dhe nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.