Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kroaci/ Tërmeti i fuqishëm shkatërroi spitalin teksa nëna po sillte në jetë foshnjen

Në kohën kur tërmeti i fuqishëm prej 6.2 ballë Rihter goditi sot Kroacinë, në spitalin e Siskut një grua në ato momente kritike ishte futur në sallë për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

“Nëna dhe foshnja janë mirë, gjithçka ka shkuar siç duhet”, ka deklaruar drejtori i spitalit të Siskut, Tomisllav Dujmenoviç.

Më herët mediat kroate kishin raportuar se një foshnje në inkubator është lënduar, por Dujmenoviç ka thënë para gazetarëve se nuk ka informacione lidhur me këtë. Dujmenoviç më herët tha për HRT se dëmet në spital janë shumë të mëdha.

“Është shembur reparti i intensivës, kirurgjia dhe gjinekologjia. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm objekti i ri. Të gjithë pacientët po i dërgojnë në objektin e ri. Pjesa që ka shpëtuar më nuk është për përdorim”, ka shtuar ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet