KQZ letër tetë partive politike: Identifikimi elektronik do shtrihet në 100% të votuesve

Politikë
KQZ letër tetë partive politike: Identifikimi elektronik do shtrihet

KQZ i ka dërguar letër tetë partive politike në vendin tonë në lidhje me përdorimin e teknologjisë për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Me anë të letrës, ka treguar kompetencën e KQZ për të “eskploruar, eksperimentuar dhe për të vendosur përdorimin në zgjedhjeve të sistemeve ose pajisjeve të tekonologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte ose procedura te vecanta te procesit zgjedhor, të angazhojë konsulencë të huaj dhe të prokurojë sisteme apo pajisje të teknologjisë apo dhe shërbimin e tyre”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

KQZ përmend edhe nenin 179 për “Prokurorimi i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit” ku thuhet se me ndryshimin e ligjit, në zgjedhjet e para për Kuvendin, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve.

“Sistemet apo pajisjet e tekonologjisë së informacionit që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilot, të cilat duhet të përfshijnë jo më shumë se 20 për qind të zgjedhësve, duke filluar nga zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pavarësisht nga ky rregull, në zgjedhjet e para për Kuvendin, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100 për qind të votuesve”.

ME TE LEXUARAT