Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Këshilltari i OBSH-së: Zgjohuni, a jeni të përgatitur për pandeminë tjetër?

Një vit pasi koronavirusi i ri (COVID-19) shpërtheu në mbarë botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se në të ardhmen bota mund të përballet me një pandemi edhe më të madhe, ndërsa me shpërthimin ekzistues sipas OBSH-së, bota nuk është “plotësisht” e përgatitur për t’u përballur me të.

Në konferencën e fundit për media të OBSH-së për këtë vit, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, Dr. Mike Ryan, tha se bota tani është në një vend më të mirë për sa i përket fushës së shkencës diagnostike, vaksinës dhe fushave të tjera.

Por, paralajmëroi Ryan, bota “duhet të bëhet gati për diçka që mund të jetë edhe më e ashpër në të ardhmen”. Ai tha se pandemia COVID-19 ka qenë e rëndë, duke u përhapur me shpejtësi në mbarë botën.

“Kjo (pandemi) nuk është domosdoshmërisht më e madhja. Ky virus është shumë i transmetushëm dhe vret njerëz dhe privon kaq shumë njerëz nga të dashurit e tyre. Por fataliteti i tij aktual është mjaft i ulët në krahasim me sëmundjet e tjera që shfaqen. Kjo është një thirrje zgjimi”, tha Ryan.

Kjo deklaratë erdhi në një kohë kur shumë vende të botës po mbyllin kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të shqetësimeve që burojnë nga një lloj i ri i koronavirusit, që raportohet se është më infektues.

Ndërkaq, këshilltari i lartë i OBSH-së, Dr. Bruce Aylward, tha se ky virus “po na tregon se nuk jemi të përgatitur”.

“Tani jemi në valët e dyta dhe të treta të këtij virusi dhe ende nuk jemi të gatshëm të përballemi me të. Ne jemi të përgatitur për gripin më mirë sesa kemi qenë në të kaluarën. Tani jemi më të përgatitur edhe për koronavirusët. Por a jemi të përgatitur për pandeminë tjetër… do të ishte marrëzi të thuash se jemi plotësisht të përgatitur”, tha Aylward.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet